Qytetit të Vlorës i ishte premtuar uji i pishëm i mjaftueshëm. Destinacioni i shumë pushuesve gjatë verës pritet të vuajë nga mungesa e ujit të pishëm.
Zgjidhja momenale ka qënë drejtimi për nga burimet e zonës së Ujit të Ftohtë me bidona nëpër duar. Ky burim konsiderohet prej tyre një lloj shpëtimi nga situata e sikletshme e krijuar.
Vlora renditet ndër bashkitë që pret shumë turistë në sezonin veror. E teksa uji i pijshëm duket se do të mungojë, pushuesit do të duhet të mësojnë nga vendasit të zënë dhe ata radhë tek burimi në zonën e Ujit të Ftohtë.











