Një person ka humbur jetën në fshatin Kakoz të Gjirokastrës nga asfiksia, ndërkohë që babai i tij është në gjendje të rëndë.
Viktima quhet Panajot Lasko, 55 vjeç dhe dyshohet se është mbytur nga gazi karbonik, sepse ngrohej me qymyr.
Por jeta i rrezikohet edhe babait të tij, Arqile Laskos, 75 vjeç, që është nxjerrë nga shtëpia në gjendje të rëndë.











