Paguheshin pak euro në ditë, pa kontratë pune e kushte higjenike mjaft të këqija duke jetuar mes minjve e insekteve – kështu raportohet se ishte situata në të cilën shfrytëzoheshin për punë disa shqiptarë. Policia italiane arreston sipërmarrësin shqiptar që bashkombasit e tij i linte te jetonin në kushte të mjerueshme pasi i mbante në punë.

Kjo është ngjarja e zbuluar nga policia italiane e provincës së Raguzës në Sicili ndaj 6 punëtorëve shqiptarë të cilët punonin në fermën bujqësore të bashkëkombasit të tyre sipërmarrësit Auglent Lalollari, 33 vjeç.












