Uji i Ftohtë në Tepelenë është bërë pjesë e aksioneve të kontrollit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Aksioni përfshiu sekuestrimin e majltit pasi AKU ka konstatuar se produktet janë jashtë çdo standardi dhe pa asnjë etiketë ushqimore.
Ndërkohë që gjatë sekuestrimit, nuk kanë munguar as përplasje dhe situatat e acaruara midis punonjësve të AKU-së dhe tregtarëve, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar tiu merret malli.
Një nga tregtarët në formë rezistence i ka thyer vetë vazot e majltit që po shiste dhe nuk ka pranuar që ti sekuestrojë AKU. Policia, pas situatës, ka shoqëruar dy tregtarë për në rajon.
https://www.youtube.com/watch?v=vtkWuLzo3ZA












