Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka folur për Shqipërinë gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Universitetin MGIMO të Moskës.
Kotzias: Me politikë aktive po zgjidhim me Shqipërinë probleme dekadash.Besoj se shumë shpejt përfundojmë negociatat me Shqipërinë.
Kotzias ka thënë gjithashtu se paketa prej dhjetë çështjesh përfshin edhe përcaktimin e kufijve dhe të zonave detare.











