• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Banka dhe Hipoteka i bllokojnë pronën për shkak të kredisë së një tjetri

admin by admin
12 January, 2017
in Kronika
0
SKANDAL/ Banka dhe Hipoteka i bllokojnë pronën për shkak të kredisë së një tjetri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetari nga Ungri i Lezhës Ndoc Mark Marku denoncon në emsionin “STOP”, që transmetohet në Televzionin Klan se toka dhe shtëpia e tij kanë rezultuar të bllokuara papritur në zyrat e hipotekës. Në zyrën e regjistrimit të pasurive i thonë, se shkak është bërë një kredi e pashlyer në bankë, por vetë Ndoc Marku thotë, se kurrë nuk ka marrë kredi në asnjë bankë.

“
Jam drejtuar emisionit “STOP” për arsye se më kanë bllokuar tokën dhe shtëpinë disa persona të bankës në Laprakë. Kam shkuar të bëj certifikatën e tokës dhe Hipoteka më ka nxjerrë që e kemi bllokuar tokën. Unë as nuk kam marrë kredi kurrë dhe nuk i jam drejtuar ndonjëherë asnjëlloj banke. Ndaj jam drejtuar tek ju për të ma zgjidhur këtë problem, sepse deri më sot nuk ma ka zgjidhur kush, as drejtori i Hipotekës, banka, policia apo prokuroria. Më kanë thënë merru me gjykatën.

Kur është marrë kjo kredi?

Kjo kredi në bazë të letrave është marrë në 2010 – n. Ndërsa në 2014 – n më kishin bllokuar tokën mua, që nuk ka larë paratë ai që, i ka marrë tek banka dhe më kanë bllokuar tokën mua.

Jeni i sigurt që nuk jenu ju?

Jam shumë i sigurt sepse nuk iu kisha lodhur ju të vinit nga Tirana deri këtu në Lezhë.”

2stopPas interesimit të gazetares, në bankë sqarojnë, se kredia i takon një tjetër personi me të njejtin emër. Ndaj dhe hipotekës i është dërguar një shkresë e dytë, për të hequr sekuestron.

“Qytetari – Ky është xhaxhai im. Në momentin që shkon për të regjistruar pronën në Hipotekë i thonë…

Punonjësa e bankës – Keni marrë kredi?

Ankuesi – Jo, jo! Mos e fol, as nuk njoh askënd.

Qytetari – As nuk i njeh fare personat në fjalë.

Punonjësa e bankës – Më thuaj pak emrin të lutem!

Ankuesi – Ndoc Mark Marku.

Punonjësa e bankës – Ndoc Mark Marku.

Punonjësa e bankës – Unë fola me personat lart dhe më thonë që kanë kontaktuar, kanë informacion dhe po e shqyrtojnë si çështje. Në momentin sapo të na kthejë përgjigje zyra e përmbarimit, do iu kontaktojmë në moment.

Qytetari – Ok! T’iu lë numrin e telefonit?

Punonjësa e bankës – Ok!”

3stop
Takimi me punonjësin e kredive të këqija të bankës.

“Punonjësi i bankës – Çfarë bëhet?

Qytetari – Hajt më shtyhet.

Punonjësi i bankës – Ç’a shkruhet aty?

Qytetari – Këto janë të xhaxhait tim. Realisht, ne nuk dimë asgjë për këtë kredi, as nuk e njohim zonjën në fjalë.

Punonjësi i bankës – Ne bëmë verifikimet dhe na doli, që ishte bllokuar gabim. Nuk është faji jonë.

Qytetari – Faji i kujt është?

Punonjësi i bankës – Është faji i Hipotekës. Ne bëmë verifikimet dhe i çuam një komunikim ZIG Shpk, zyrës përmbarimore. I thamë se i është bllokuar prona një personi tjetër dhe nuk është ai që kemi ne. Ata bënë verifikimet dhe i kanë çuar shkresë zyrës së regjistrimit të Lezhës. Këta kanë procedurë të tillë: gjejnë rastin, marrin rastin. Ku është qytetari? Në Lezhë. I çojnë shkresë zyrës së ZRPP -së Lezhë dhe i thonë: nëse ky qytetar ka pronë, bllokoja! Ne i kemi çuar shkresë Hipotekës, i kemi thënë që kemi dërguar një pronë për këtë qytetar, ne kërkojmë këtë.

Qytetari – Realisht kredinë e ka marrë një person tjetër?

Punonjësi i bankës – Po! Tani, ti ke njeri në Hipotekën e Lezhës?

Qytetari – Po, njoh njërin.

Punonjësi i bankës – I thuaj se këto janë punë burokracish, se nga ana jonë i kemi kryer. Procedurë është. Interesohu atje dhe i thuaj që a ju ka ardhur një shkresë nga ZIG Shpk (zyrës përmbarimore). E ke bërë gabim bllokimin. Ne çojmë shkresë dhe kaq. Por realisht në zonën ku je ti janë të gjithë me emra dhe mbiemra të njëjtë.

Qytetari – Pse ekziston një person tjetër në Lezhë me të njëjtin emër?

Punonjësi i bankës – Është një person tjetër në Lezhë, por ka ditëlindjen e ndryshme.”

4stopRegjistruesi Bledar Mulaj shprehet, se do ta shqyrtojë rastin në fjalë, por kur përballet me shkresën, premton ta heqë menjëherë sekuestron ndaj pronave të personit të gabuar dhe më në fund Ndoc Mark Marku mund të pajiset me certifikatat e pronësisë.

“Kjo sekuestro është vënë pasi sekuestroja e Zyrës Përmbarimorë përbën titull ekzekutiv dhe duhet të kompletohet nga ana e Zyrës së Regjistrimit. Gjatë kësaj kohe, në datën 29.12.2016, Zyra Përmbarimore ZIG Shpk ka dërguar një shkresë në të cilën thotë: për arsyet e mësipërme të hiqni masën e sekuestros nga pasuritë e sipërcituara.

Atëherë unë kam një shkresë në të cilën thuhet se:

Lënda: Kërkesë për Saktësim / Heqje Sekuestroje.

Informacion nga pala kreditore se pasuria e sipërcituara rezultojnë në pronësi të shtetasit z. Ndoc Mark Marku (03.05.1961) nuk është palë debitore në dosjen përmbarimore, që do të thotë se personit në fjalë i keni vënë sekuestron gabim.

Çdo urdhër sekuestro e ka pesë ditë kohënqë duhet të veprohet. Në fakt nga data e marrjes në dorëzim e deri tani, nuk janë bërë akoma pesë ditë nga e cila do të rishihet si shkresë. Pastaj do të marrim vendimin e duhur për të hequr ose jo sekuestron.

Por këtu është cituar “heqje sekuestroje”, është nga Dhoma Kombëtare Përmbaruesve Gjyqësor Privat dhe thotë që Ndoc Mark Marku me këtë ditëlindje nuk është personi, i cili është debitor.

Ok, ne jemi brënda afateve ligjore dhe do ta heqim.

Domethënë ka një lajm të mirë?

Po do të hiqet sekuestro”. TVKlan.al 

Previous Post

EMRAT/ Aleksandër Gjoka “prish gojën” me gazetarët e politikanët që japin leksione demokracie

Next Post

FOTO LAJM/ Meraku i qytetarëve për Edi Ramën në këto ditë të ftohta

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM/ Meraku i qytetarëve për Edi Ramën në këto ditë të ftohta

FOTO LAJM/ Meraku i qytetarëve për Edi Ramën në këto ditë të ftohta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.