Një aksident i rëndë ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes në Shkodër. Nje person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, sipas burimeve nga vendngjarja.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.











