Një djalë i ri po ndiqet penalisht për veprën penale të kanosjes, parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.
Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, njoftojnë për një ngjarje të ndodhur në dje, në autobusin e një linje urbane, në Tiranë, ku M. U, vjeç 31, ka kanosur me fjalë për jetën ish-kunatin, J. M., vjeç 45, banues në Babrru.
Ata janë përballur rastësisht në urban dhe kanë nisur debatin me fjalë i cili më pas ka degjeneruar deri në kërcënime.
Mësohet se i riu kishte pak kohë që ishte ndarë nga motra e 45-vjeçarit.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e M. U, vjeç 31, banues në Bathore.











