Partia Demokratike e cileson si vrasje te Reformes Zgjedhore votimin ne Komisionin e Posacem kunder votimit elektronik.
Bashkekryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se maxhoranca sot i futi plumbin ballit reformes.
Me veton e sotme PS ka vrarë reformën zgjedhore. Votimi elektronik dhe numërimi elektronik është thelb, nuk është kusht. Veto e sotme është historike, vritet reforma. Pa këtë nuk mund të ketë më tej reformë zgjedhore. Ka çështje të tjera si dekriminalizimi apo financimi i partive, por të gjitha këto mbeten një farsë apo zbukurime në Kodin Zgjedhor. Sot iu fut plumbi ballit reformës. Pa këtë votim, nuk mund të ketë zgjedhje, tha Bylykbashi.











