Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë mbrëmje pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë.
Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Policia është nisur për në vendngjarje.











