Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani lidhur me situatën e kanabisit në vend.
Në konferencën me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, ministri i Brendshëm u pyet për deklaratën e mbrëmshme të ministrit të Drejtësisë, sipas të cilit në mbledhjen e qeverisë është diskutuar mbi problematikën e kanabisit.
“Unë nuk jam komentator, jam Ministër dhe kam detyrimin të bëj punën time më mirë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Nuk kam dëshirë të komentoj komentet, aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili po si unë ka detyrën të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson Kryeministri”, u shpreh Tahiri.












