Matura shtetërore nuk i ka shpëtuar skandalit të vitit të shkuar, as këtë vit. Informacionet e dokumentuara për dalje testesh, para dhe gjatë provimeve të vitit të kaluar, kanë filluar të jenë prezentë edhe sivjet.
Ndërsa sot, zhvillohet provimi i letërsisë, testi i këtij provim, prej disa orësh, “ka dalë në qarkullim”.
Denoncimin e në fakti të tillë, e bën edhe deputeti i PD-së Luciano Boçi.
“Ky është serioziteti i Ministrisë së arsimit për maturën shtetërore!
Testi i letërsisë ka tre ore që ka dalë e që qarkullon.
Një skandal i paprecedentë dhe një tallje gjigante me mundin, djersën, përpjekjet e sinqerta të maturantëve e familjeve të tyre.
Përdhosje e dijes e meritës dhe e mësimdhënies”, denoncon Boçi.














