• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ Europa e shqetësuar për rritjen e përdorimit të kokainës – Shqipëria ende furnizuese me kanabis

droni by droni
8 June, 2018
in Kronika, Kryesore, Rajoni
0
RAPORTI/ Europa e shqetësuar për rritjen e përdorimit të kokainës – Shqipëria ende furnizuese me kanabis
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) ka publikuar raportin vjetor të drogave të vitit 2018, ku shpreh shqetësimin për rishfaqjen e kokainës në një treg dinamik të narkotikëve në Europë. Ka evidenca të rritjes së disponueshmërisë së kokainës, thekson raporti, i cili ka marrë në shqyrtim 28 vendet e Bashkimit Europian si dhe Turqinë e Norvegjinë.

Disponueshmëria e narkotikëve është e lartë dhe në disa zona duket se po rritet. Të dhënat e fundit tregojnë se në Europë (BE-28, Turqia dhe Norvegjia) u raportuan në vitin 2016 mbi 1 milion kapje të drogave ilegale. Mbi 92 milionë të rritur në BE (15 – 64 vjeç) kanë provuar një drogë të paligjshme përgjatë jetës së tyre dhe një numër i vlerësuar prej 1.3 milionë njerëzish kanë marrë trajtim për përdorim të paligjshëm të drogave në 2016 (BE-28).

Dimitris Avramopoulos, Komisioner Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, thotë: “Ne po shohim prodhim më të lartë të drogës dhe disponueshmërisë së tij në Evropë sot. Për më tepër, tregu i paligjshëm i drogës është shumë dinamik dhe i adaptueshëm – prandaj edhe më i rrezikshëm. Nëse duam të qëndrojmë përpara lojës, përpjekjet tona duhet të përqendrohen në ndërtimin e elasticitetit dhe reagimit, sidomos për shkak të rritjes së rëndësisë së tregut online dhe zhvillimit të llojeve të reja të drogës. Me rregullat e reja mbi substancat e reja psikoaktive që hyjnë në fuqi deri në fund të vitit, Evropa do të pajiset me mjete shtesë dhe më të fuqishme për të trajtuar më mirë këto sfida dhe për të mbrojtur më mirë qytetarët evropianë kundër drogave të rrezikshme”.

Kokaina është droga stimuluese më e zakonshme e përdorur në Evropë. Rreth 2.3 milion të rinj (15 – 34 vjeç) e kanë përdorur atë në vitin e fundit (BE-28). Në sfondin e shenjave të rritjes së kultivimit dhe prodhimit të kokainës në Amerikën Latine, analiza konfirmon se tregu i kokainës në Evropë është i lartë, me indikatorët, që tregojnë tashmë rritjen e disponueshmërisë së drogës në një numër vendesh. Megjithëse çmimi i kokainës mbeti i qëndrueshëm, pastërtia e saj në përdorimin në rrugë arriti nivelin më të lartë në një dekadë në 2016. Numri i konfiskimeve të kokainës është rritur gjithashtu. Rreth 98 000 konfiskime të drogës janë raportuar në BE në vitin 2016 (90,000 në 2015), duke arritur në 70.9 ton.

Laniel i EMCDDA për Shqipërinë

Shqipëria vijon të jetë burim i furnizimit të kanabisit në BE, “kjo është e sigurt”

Raporti përmend vetëm se Ballkani Perëndimor është një burim si i barit të kanabisit ashtu dhe i vajit të kanabisit.

I kontaktuar me telefon nga “Monitor”, pas daljes së raportit, Laurent Laniel, analist shkencor për reduktimin e ofertës së drogës, në Qendrën Europiane të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) tha se raporti është i fokusuar vetëm në vendet e Bashkimit Europianë dhe Turqinë e Norvegjinë, ndaj nuk i përmend specifikisht vendet e Ballkanit. Megjithatë, ai shton se nga informacionet që ata kanë Shqipëria vazhdon të jetë burim i furnizimit të kanabisit që trafikohet dhe konsumohet në BE dhe “kjo është e sigurt”.

“Dy vjet më parë, sipas autoriteteve shqiptare dhe italiane, prodhimi i kanabisit në Shqipëri ishte zvogëluar në mënyrë dramatike, por kjo duket se është rikthyer vitin e kaluar, duke pasur parasysh sasinë e barit të kanabisit (dhe produkte të tjera) që u kapën në Shqipëri”, specifikoi ai.

“Vitin e kaluar u kapën 75 ton kanabis në Shqipëri dhe kjo nuk është një sasi e vogël. Do të ishte mrekulli sikur kjo të mbaronte nga një vit në tjetrin”, thotë ai.

Ai shton se problem vazhdojnë të mbeten në Europë personat që flasin shqip, të cilat janë të përfshirë në trafikimin e heroinës dhe kokainës në sasi të mëdha, apo dhe në prodhimin e kanabisit jashtë në vendet e BE-së. “Krimi i organizuar shqiptar është problem në Europë”, shton ai.

Në një intervistë të mëparshme për Monitor, në mars të këtij viti, Laniel ka pohuar se, pas vitit 2016, nga Shqipëria nuk raportohet më prodhim masiv i kanabisit, por kapjet e sasive të kanabisit në kufi vazhdojnë, çka të çon dy konkluzione, stok i madh ose prodhimi vazhdon në hapësira të mbyllura.

Por, më shumë sesa për kanabisin e mbjellë në Shqipëri, autoritetet europiane janë të shqetësuara për grupet kriminale që po veprojnë jashtë Shqipërisë. Trafikantët shqiptarë që veprojnë në BE janë forcuar dukshëm së fundi dhe po marrin kontrollin e tregut në Britani, Francën Lindore etj.

“Kolegët në Britani thonë se shqiptarët po marrin tashmë drejtimin e tregut të kokainës dhe shpërndarjes në nivelin e mesëm”, pohoi ai.

Shqiptarët jashtë po bëhen një kërcënim më i madh, pasi ata duket se janë të përfshirë në tregjet më të mëdha të drogave.

Autoritetet europiane nuk e përjashtojnë mundësinë që grupet që veprojnë në Europë të jenë të lidhur me ata në Shqipëri, madje dyshimet janë se bosët e krimit në Shqipëri janë të mbrojtur dhe nuk i gjen gjë. “Pyetja më e madhe është se si kriminelët shqiptarë, që veprojnë jashtë Shqipërisë, ndërveprojnë me ata që janë në Shqipëri. A janë ata, ashtu siç besojnë oficerët e policisë në disa vende europiane, të lidhur me bosët e krimit, që janë në Shqipëri dhe me sa duket janë të mbrojtur dhe asgjë nuk i gjen ata atje dhe ata organizojnë operacione dhe marrin paratë nga operacione që kryhen jashtë vendit, si trafikimi i kokainës dhe heroinës”, ka pohuar Laniel.

Një tjetër fakt, që sipas tij është i sigurt, është që shqiptarët janë përfshirë në sjelljen e kokainës direkt nga Amerika e Jugut, që është një hap tjetër në tregti. Gjithsesi, sipas vlerësimeve të tij, për Europën, Shqipëria nuk është ende një qendër e madhe shpërndarjeje për kokainën, pasi aktiviteti më i madh i importimit dhe shpërndarjes së kokainës për tregjet europiane është nga portet e Belgjikës dhe Holandës. Monitor

Tags: drogenderkombetarraport
Previous Post

EMRI & FOTO/ Tiranë, ja kush është Xhuljeta me fund të hidhur si personazhi i Shekspirit

Next Post

Përdhunohet në grup, prostituta nigeriane identifikon 4 shqiptarët

droni

droni

Next Post
Itali, përdhunuan gjithë natën prostitutën nigeriane, arrestohen 4 shqiptarë

Përdhunohet në grup, prostituta nigeriane identifikon 4 shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.