Një i ri është gjetur i pajetë nga disa çobanë në Konispol, pranë kufirit me Greqinë. Trupi i përket një mashkulli të moshës rreth 27-30 vjeç.
Çobanët e zonës kanë parë trupin e viktimës midis lagjes “Qesarajze” dhe “Piramidës 68”, dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.
Në vendngjarje, pranë trupit të të riut është gjetur është një motoçikletë, e cila dyshohet të jetë e vjedhur.
Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka bërë aksident. Të riu nuk i është gjetur ndonjë dokument identifikimi.
Dyshohet se i riu po tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë, për arsye ende të paqarta.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











