Vetëm tre ditë më parë, Tirana u zbardh nga bora.
Ishte dëbora e parë pas shumë vitesh që binte në një trashësi të tillë. Po duket se, qytetarët e Tiranës, sidomos ata që nuk e kamë shijuar mirë borën në Tiranë, do kenë edhe një mundësi të dytë.
“Meteoalb” në orët e fundit ka bërë me dije se muaji janar do të jetë i ftohtë me reshje dëbore dhe shiu.
“Përfundimisht: Janari 2017 do të vijojë i ftohtë dhe me reshje të konsiderueshme deri nga data 25”, ndërsa të interesuar për Tiranën, “Meteoalba” ka thënë se nuk përjashtohet mundësia.












