Rreth 700 kg drogë është sekuestruar në Karaburun. Operacioni është zhvilluar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force.
Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur Depot e Valanidhit në Karaburun.
Prane drogës janë gjetur edhe disa mushka që dyshohet janë përdorur për transportin e kanabisit.
Ende nuk ka të arrestuar për drogën e sekuestruar. Droga mendohet se kishte si destinacion përfundimtar Italinë.











