Pak ditë pas përplasjes me Sergio Ramos, portieri i Liverpool-it, Loris Karius i është nënshtruar një ekzaminimi neurologjik.
Portieri gjerman ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë një kontroll më të hollësishëm. Sipas “ESPN” vizita u zhvillua më 31 maj, me Liverpoolin që ai kishte frikë se Karius kishte pësuar një tronditje. Vizita është kryer nga Zafonte, specialist dhe ekspert në trajtimin e futbollistëve që vuajnë nga traumat në kokë.
Pas ekzaminimeve, Liverpool nuk ka zbuluar rezultatet e konsultimit çka nxjerr në pah se Karius nuk ka pësuar asnjë goditje gjatë atij momenti.
Karius është cilësuar si fajtori kryesor në humbjen 3-1 që Liverpooli pësoi në finalen e Champions League përballë Realit të Madridit./o-n











