Presidenti Ilir Meta u takua ditën e sotme me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.
Me anë të një statusi në rrjetin social “FACEBOOK” Meta shpreh një kenaqësi të vecantë për këtë takim.
“Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit”,











