IframeNjë tregtar i guximshëm dhe i biri i tij adoleshent luftuan ndaj një grabitësi me thike në dorë. Incidenti ndodhi në Mançester të Anglisë. Pronari i loalit ushqimor Anil Velji, i është kundërvënë me karrige dhe shishe të vodkës grabitësit.
Filmimi i bërë nga kamerat e sigurisë, e tregon atë teksa rrëzohet dy herë, por megjithatë ia del që ta largojë nga lokali.
Forcat e rendit janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa po kërkojnë ndihmë për të identifikuar këtë njeri.














