Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ndodhen në gjendje të rëndë.
Policia eshte nisur ne vendgjarje per te nisur hetimet.
Asgjë nuk është bërë zyrtare por dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i njërit nga mjetet.











