Ndihma e policisë dhe pastaj shtrimi me urgjence ne spital i shpetojne jeten nje shqiptari ne Greqi.
Mediat greke shkruajne se nje shqiptar, u pickua nga gjarpi ne zonën Protopappas të qytetit të Zitsa, teksa ishte ne nje koder aty prane.
I shokuar, nuk e humbi toruan por kerkoi ndihmen e policise, duke bere nje telefonate ne numrin e urgjences.
U desh pak kohe deri sa policia e lokalizoi, pasi kishin edhe probleme me komunikimin, por ne fund ai u dergua ne spital. Per fat ai doli nga rreziku per jeten, por tashme policia po heton lidhur me dokumentet e tij, a ka qene i ligjshem, apo emigrant i paligjshem.











