• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfimi i dhimbshëm: Si më trafikoi halla dhe më prostituoi ish-bashkëshorti

admin by admin
15 January, 2017
in Kronika
0
Rrëfimi i dhimbshëm: Si më trafikoi halla dhe më prostituoi ish-bashkëshorti
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përballë me kangjellat e terminalit të trageteve, në krah të rrugës së re të portit të Durrësit është ndërtuar një barakë prej druri dhe copa eterniti. Brenda në barakë gjendet një krevat, një mangall qymyri, disa qirinj, një qese plastmasi me rroba, një pjatë dhe një lugë. Kjo është e gjithë pasuria që ka 35-vjeçarja Admirana Topalli, nënë e një vajze 15-vjeçareje, por fytyra e saj tregon dy dekada më e madhe në moshë. Në të ftohtin e acartë të këtij dimri 35-vjeçarja kërkon ndihmë (të punësohet), pasi streha e saj pritet do të shembet si ndërtim pa leje.

Fati është treguar mizor me këtë grua, pasi i është dashur të lypë dhe të prostituojë për të mbajtur frymën gjallë. E lindur në Suç të Burrelit, 20 vite më parë ajo u dërgua në Durrës, me qëllim trafikimin për prostitucion. “Isha vetëm 15 vjeçe kur halla ime më solli në Durrës. Më tha do të të martojmë. Ajo më la tek një burrë, i cili donte të më trafikonte në Greqi për prostitucion. Më pas, ai më shiti tek një burrë tjetër, i cili fillimisht më mbajti për grua dhe linda një fëmijë.

Pas lindjes së vajzës, ish-bashkëshorti im më nxori në rrugë si prostitutë”, kështu deklaroi dje për “Gazeta Shqiptare”, Admirana Topalli. Por, fati i keq e ka ndjekur nga pas vajzën nga Suçi i Burrelit, e cila ndonëse u shit nga halla e saj, i ktheu “shpinën” familja e saj duke e lënë në mes të katër rrugëve. 35-vjeçarja dje rrëfeu me detaje të gjithë historinë e saj, ndërsa pohoi se u detyrua të hiqte dorë nga e bija, duke e birësuar atë tek një çift nga Elbasani.

Historia

Admirana Topalli ka përjetuar ferrin me burrin, tek i cili u shit për herë të dytë. Ndonëse lindi një fëmijë me të, ai e ka detyruar që të prostituojë. E terrorizuar, e reja nga Burreli e ka denoncuar në polici “bashkëshortin” e saj. E ndërsa ky i fundit u arrestua, ajo u dërgua në një qendër rehabilitimi në Vlorë.

“Babanë e vajzës sime e denoncova në polici se më nxiu jetën. Ai më detyronte të prostituoja. Nga frika se im shoq (vdiq më pas në burg) mund të fuste njerëz që të më vrisnin, autoritetet më dërguan në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Por, atje ishte mizerje, nuk kishte asnjë kusht, ndaj ika dhe u ktheva sërish në Durrës, por mbeta në rrugë të madhe”, tha 35- vjeçarja. Pas kthimit në qytetin e Durrësit, Admirana Topalli ia dha vajzën për birësim një çifti nga Elbasani, pasi e vetme nuk mund ta rriste.

“Po ta mbaja, do bëhej njësoj si unë. Ja dhashë çiftit Kiptiu nga Elbasani. Ata jetojnë në Itali. Unë nuk mund t’i siguroja time bije asgjë, as bukë thatë”, u shpreh mes lotëve 35-vjeçarja. E braktisur nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, Admirana Topalli është detyruar të lypë, të prostituojë dhe të flejë rrugëve e poshtë urave. Aktualisht, ajo e mban frymën gjallë duke lypur dhe duke rrëmuar në kazanët e plehrave. Për disa vite, ajo ka punuar në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit bregdetar, por e kanë hequr nga puna për shkak të mungesës së dokumentacionit. Topallit i është kërkuar që të bëjë transferimin e saj në Durrës me dokumentacion që të përfitojë ndihmë ekonomike.

Apeli për ndihmë

“Që të bëjë shpërnguljen nga Burreli në Durrës më duhen 50 mijë lekë të vjetra, por nuk i kam. Mezi arrij të sigurojë bukën e gojës. Kryetari i komunës në vendlindjen time në Burrel më tha që duhet të bëj transferimin që të përfitoj ndihmë ekonomike. Por, nuk kam lekë të blej një panine. Kur kërkoj punë, më thonë se ‘ti vetëm të lypësh di, shko e puno’, po ku të punoj?! Askush nuk më ndihmon”, pohoi Admirana Topalli. Ajo tha se shpreson që një ditë ta ndihmoj vajza e saj.

 

“Kam vajzën, mbase bëhet e gjallë e më kërkon një ditë. Mbase i dhimbsem e më gjen, se edhe pak do e rritet. Unë nuk dua të lyp rrugëve, por dua ta fitojë bukën e gojës me djersë. U bëj apel drejtuesve të Bashkisë së Durrësit që të më punësojnë në ndërmarrjen e pastrimit të qytetit, aty ku kam punuar për disa vite. Nuk kam asnjë kërkesë tjetër, sepse po të jem në punë, do të mund të siguroj një strehë ku të fus kokën. Nuk do të detyrohem të lypë dhe do të jetoj pa ia shtrirë dorën askujt”, 35-vjeçarja, e cila është përballur me të gjitha frikërat e jetës, nuk kërkon as ndriçim, as ujë, as tualet, as rroba, as sobë, as shtëpi, pavarësisht se të gjitha këto i mungojnë në barakën ku kalon ditënetët. Ajo kërkon vetëm një punë.

Previous Post

EMRI/ Dhunohet në biznesin e tij biznesmeni nga Elbasani

Next Post

Ishte shpallur në kërkim për 2,4 ton kanabis, vihet në pranga kryeqytetasi

admin

admin

Next Post
Ishte shpallur në kërkim për 2,4 ton kanabis, vihet në pranga kryeqytetasi

Ishte shpallur në kërkim për 2,4 ton kanabis, vihet në pranga kryeqytetasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.