Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do ta “djeg” Tiranën këtë të diel.
Bëhet fjalë për koncertin gjigant të organizuar nga Bashkia e Tiranës, me këngëtaret me famë botërore, Rita Ora.
Motra e Ritës në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ka pyetur se a jeni gati për koncertin e së dielës.
“A jeni gati për Shqipërinë të dielën?! Shihemi atje!” ka shkruar Elena Ora në këtë postim.

Rikujtojmë, koncerti të dielën do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit të ndjekin këngëtaren, pra pa pagesë.











