Një grua 55-vjeçare ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i një godine, në Fier ku ka zyrat edhe dega e PD.
Policia e ka zbritur para se të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, dhe më pas është shoqëruar në polici. 55-vjeçarja quhet Lindita Malokaj, banuese “Fermë e Çlirimit” në Fier.
E moshuara ka kërcënuar se do të hipë përsëri për tu hedhur pasi ka probleme ekonomike.












