Një çift bashkëshortësh është plagosur rëndë në një aksident të ndodhur në orët e sotme të drekës, në aksin rrugor Korçë – Bilisht.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç, ku mjeti ka dalë nga rruga.
Nuk dihet ende gjendja e të dëmtuarve por ata janë transportuar për në spitalin e Korçës.













