Me rifllimin e seancës parlamentare, në foltoren e Kuvendit është ngjitur nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, i cili i ka drejtuar një pyetje kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe mazhorancës sesi është e mundur që Ministrin e Brendshëm nuk e kap ligji Antimafia, në kushtet kur edhe ai vetë e ka pranuar para medias?
Pasi Palokës i kanë mbaruar minutat, Ruçi i ka mbyllur mikrofonin dhe e ka paralajmëruar disa herë se si i tërheq vëmendjen.
Paloka ka vazhduar të protesojë në foltore pa mikrofon duke ironizuar fjalët e Kryeministrit se “opozita po e pengon integrimin”.
Fjala e tij ka vazhduar ndërkohë që deputetë e PD i janë afruar foltores dhe rojet e sigurisë së Kuvendit kanë rrethuar foltoren.
“Me sa duket ju ka vajtur ora e Facebook-ut, – tha Ruçi me ironi, – mund ta vazhdoni me facebook. Seanca mbyllet”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1898762743508231/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1898766783507827/











