Deputeti Edi Paloka ka akuzuar sot ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri, ndërsa e ka paralajmëruar për publikimin e dosjes ndaj tij, për lidhjet me drogën dhe krimin.
“Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot, për shumë gjatë Rama – Marku – Xhafa – Prela.
Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër.
Tik tak tik tak Damian….’, shkruan nënkryetari i PD-së, Edi Paloka në “Facebook”.











