I ftuar në studion e Ora News ,kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se kjo forcë politike është gati për zgjedhjet e parakohshme.
“Zgjedhjet të bëhen që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëve dhe trafikantëve”, u shpreh Vasili.












