• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Afera me tenderat, KLSH kallëzon në prokurori kryetarin e bashkisë Belsh dhe 6 zyrtarë të tjerë

droni by droni
29 May, 2018
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Politika
0
DETAJE/ Zbardhet e vërteta e kërcënimit me 300 mije euro të kryebashkiakut të Belshit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori kryetarin e bashkisë Belsh, Arif Tafani, drejtorin e Bujqësisë, përgjegjësin e Urbanistikës, juristen (anëtarë të KVO), 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës të punimeve, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 80 milionë lekëve.

 

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit të Përputhshmërisë me nr. 6/1, datë 18.01.2018, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Belsh, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017.

 

Me Vendimin nr. 42, datë 12.05.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 6/9, datë 12.05.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Belsh, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 80 milionë lekë, përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 286 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 66 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investime etj.

Për 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)”, “Projekti Ansambli Rilindja”, “Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë”, “Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”, “Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh”, ndër shkeljet kryesore janë:

Në 8 (tetë) tendera për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 286,080,460 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Në 3 (tre) tendera për dëmin ekonomik në vlerën 11,403,571 lekë, shkaktuar si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore, skualifikim të padretjë, dhe shpallje fitues të OE të cilët nuk kanë plotësuar DST-të.

Në 1 (një) rast të lidhjes të shtesë kontratës, pa ekzistuar rrethana ligjore për kryerjen e punimeve nëpërmjet shtesës kontratës, duke bërë devijimin e procedurave të prokurimit, kontraktuar subjektin pa zhvilluar procedura, mos lejuar pjesëmarrjen e operatorëve dhe nxitjen e konkurrencës ndërmjet tyre, mos sigurimin e transparencës për përzgjedhjen e operatorit pasi tenderi nuk është hedhur në sistemin e APP dhe fituesi nuk ka dalë si rrjedhojë e konkurimit.

Në 4 (katër) investime publike për dëmin ekonomik në vlerën 40,395,547 lekë shkaktuar nga diferenca në volume pune të situacionuara dhe likuiduara por të pakryera në fakt (për 38 zëra punimesh).

Në 1 (rast) për dëmin ekonomik në vlerën prej 23,917,140 lekë, nga likuidimi i punimeve të kryera jo sipas specifikimeve teknike të projektit, preventivit dhe termave të referencës të DST, duke lejuar sipërmarrësin që gjatë zbatimit të investimit të përdorë materiale të ndryshme nga ato të kontraktuara, në ndryshim nga projekti dhe në kushtet kur materiali i përdorur është paguar për të njëjtin lloj materiali si në kontratë, edhe pse me diferencë të konsiderueshme në cmim.

Veprime në kundërshtim e mospërputhje me nenin 1 “Objekti dhe qëllimi”, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, nenin 2, “Parimet e përzgjedhjes”, nenin 24 “Anulimi i një procedure prokurimi”, nenin 33 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit” nenin 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, pika 1; nenin 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 3; 5, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, nenin 36 “Procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, nenin 56 “Titullari i autoritetit kontraktor ose zyrtari i autorizuar” të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, me nenin 7 dhe 12 të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, Kreun I, pika 3, nënpikat 3.2 dhe 3.3. Kreun II pika 3 të UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, UKM nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe kontratave të shëbimit të mbikëqyrjes të punimeve.

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me shkresën nr. 6/12 dhe 6/13 datë 22.05.2018 kallëzim penal ndaj A.T. me detyrë Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, H.F. me detyrë Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Belsh, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), H.XH. me detyrë ish-Përgjegjës i Urbanistikës, në cilësinë e anëtarit të KVO, I.H. me detyrë ish-Juriste, në cilësinë e anëtarit të KVO, R.T. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve në 4 raste, M.K. në cilësinë e kolaudatores së punimeve në 3 dhe P.M. në cilësinë e kolaudatores së punimeve në 2 raste, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Belsh masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 65,929 mijë lekë.

Tags: Belshkallezimklsh
Previous Post

Shkodër, vetëvrasja, pezullohet shefi i Komisariatit Vaut të Dejës dhe dy policë

Next Post

Babai u vetëvar pasi doli nga policia, e bija: Nëse s’ka drejtësi do ketë viktimë tjetër, ja fjalët që më tha

droni

droni

Next Post
Babai u vetëvar pasi doli nga policia, e bija: Nëse s’ka drejtësi do ketë viktimë tjetër, ja fjalët që më tha

Babai u vetëvar pasi doli nga policia, e bija: Nëse s’ka drejtësi do ketë viktimë tjetër, ja fjalët që më tha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.