Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, makina dyshohet se ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë.
Të plagosurit u dërguan në spital me plagë të rënda në trup.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











