Ndërron jetë i moshuari i aksidentuar dje në hyrje të Mamailjat. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme, teksa 75-vjeçari Ramadan Llangozi po ecte në rrugë. Si pasojë e përplasjes nga mjeti, i moshuari u aksidentua rëndë nga polici i burgut të Bënçës, Klement Sinani, e për pasojë ai ndërroi jetë sot. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.












