Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e ka quajtur Aleancën Veriatlantike të panevojshme dhe pranimin e refugjatëve nga Angela Merkel një gabim «katastrofal». Detaje ekskluzive nga intervista e Trumpit dhënë gazetës gjermane «Bild», e cila botohet në numrin e së hënës.
Sipas një përmbledhjeje të intervistës të bërë nga agjencia e lajmeve DPA Donald Trump e ka quajtur NATO-n të panevojshme. Ai ka thënë se Aleanca Veriatlantike është themeluar ngaherë dhe vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë. «Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë». Kjo, sipas Trump, është e padrejtë ndaj SHBA-ve. Marrë me shkurtime nga DPA)
Trump tha se ai do të përdorë Twitterin pasi shtypi raporton jo drejt për të, prandaj ai do të vazhdojë dhënien e mesazheve në Twitter.











