Dje në ora 22.00, Shërbimet e Komisariatit te Policisë nr 5, bënë të mundur kapjen e personit ne kerkim:
Ilir Hamzallari, 34 vjeç, (i dënuar më parë).
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, pasi ne datë 19.12.2016, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin K. L., kanë vjedhur me dhunë në zyrat e një subjekti privat në Bulgarec Korçë, një sasi lekësh.
Ky shtetas u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për veprime të mëtejshme.












