• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e dhimbshme e shqiptares: U trafikua 4 herë në Maqedoni, del para gjyqit për tentim vrasje

droni by droni
24 May, 2018
in Kronika
0
Historia e dhimbshme e shqiptares: U trafikua 4 herë në Maqedoni, del para gjyqit për tentim vrasje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jeta e Vjollca Shkëmbit, vajzës nga fshati Pojan, nuk gjen paqe. Në vitin 2015 ajo tronditi me rrëfimin e saj se ishte shitur katër herë në Maqedoni dhe ishte dhunuar në të katërta martesat e saj.

Shkëmbi, e cila është edhe nënë, denoncoi në atë kohë ata që e përdorën, teksa bëri rrëfimin rrëqethës për jetën e saj të vështirë mes dhunës dhe varfërisë.

Mirëpo, duket se jeta e Vjollca Shkëmbit nuk gjen paqe. Në maj të vitit 2017, Vjollca Shkëmbi arrestohet nga Policia, pasi denoncohet nga bashkëjetuesi i ri për vrasje të mbetur në tentativë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sheqeras të Maliqit, pas një konflikti për motive të dobëta mes çiftit. Bashkëjetuesi i Vjollcës, Artur Japupi, ka denoncuar se ajo e ka goditur me sëpatë disa herë, edhe kur ishte pa ndjenja.

Për këtë arsye, 28-vjeçarja doli ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”. Shkëmbi ishte e vetme në gjyq, asnjë familjar i saj nuk ishte i pranishëm.

Duket se edhe bashkëjetesa e saj e gjashtë nuk qe e suksesshme dhe u mbyll me të në pranga. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjithçka ka ndodhur në datën 5 maj të vitit 2017, në fshatin Sheqeras të Bashkisë së Maliqit.

Sipas ish bashkëjetuesit, Artur Jaupi, ata ishin njohur gjatë muajve prill-maj në kohën kur Arturi shkonte në Pojan, vendin ku banonte Vjollca dhe shiste bimë medicinale. Për rreth 1 muaj e pak, ata janë njohur, ku kanë dalë disa herë për kafe dhe kishin vendosur të bashkëjetonin, shkruan Panorama.

Gjatë periudhës së njohjes, Vjollca i kishte treguar atij se kishte një vajzë dhe në momentin që kishin vendosur të jetonin bashkë, e kishin diskutuar me familjarët e Arturit, të cilët kishin rënë dakord dhe kishin shkuar në Pojan, në shtëpinë e 27-vjeçares për të marrë vajzën.

Sipas Artur Jaupit, aty ai kishte parë 2 fëmijët që Vjollca kishte pasur nga një martesë tjetër, një vajzë për të cilën kishte dijeni dhe një djalë 1 vjeç. Për këtë të fundit, Vjollca dhe familjarët e saj i kishin thënë se ishte fëmija e motrës së saj.

Nga kjo vizitë, ata kishin marrë me vete vetëm vajzën dhe pas kësaj, në shtëpi kishte pasur sherre të vazhdueshme, pasi mamaja e Artur Jaupit ishte ankuar për sjelljen e nuses, ndërsa kishte vënë në dukje edhe faktin se ishin duke i ushqyer edhe vajzën. Gjatë debateve, Vjollca kishte kërkuar që të largohej për në shtëpinë e saj, ndërsa një ditë më pas kishte ndërruar mendje dhe nuk ishte larguar.

Nga ana tjetër, Artur Jaupi e ka marrë vesh për ekzistencën e djalit të Vjollcës, pasi kishte shkuar në gjendje civile, për të pyetur në lidhje me disa letra që më herët bashkëjetuesja e tij i kishte thënë se i kishte bërë gati.

Aty ka marrë vesh se djali 1-vjeçar ishte i saj dhe disa kohë më parë punonjësit socialë kishin shkuar për t’ia marrë, pasi Vjollca Shkëmbi ishte larguar nga shtëpia. Pas debateve që nisën për një telefon, në datën 5 maj të vitit të shkuar, debati ka degjeneruar në dhunë, ndërsa Vjollca ka goditur disa herë me sëpatë Artur Jaupin, ndërsa kur ka shkuar në spital, janë vënë re edhe hematoma të tjera, të cilat, sipas 45- vjeçarit, janë shkaktuar, pasi Vjollca ka vazhduar ta godasë, edhe kur ai kishte rënë pa ndjenja, sepse kishte menduar se kishte vdekur.

Vetë Vjollca Shkëmbi ka rezerva për dëshminë e ish-bashkë- jetuesit në Prokurori. Ajo foli në sallën e gjyqit, duke i kërkuar Jaupit të tregojë “të vërtetën”, pa e specifikuar se cila është ajo.

“Dua të them diçka për Artur Jaupin. I kërkoj që në dëshminë e tij para gjykatës, të tregojë të gjithë të vërtetën. Këtu ai të thotë vetëm të vërtetën e të mos shtojë asgjë. Le të mos nxjerrë justifikime për telefonin…”.

Më tej, Vjollca u shpreh për familjarët e saj, të cilët nuk kishin shkuar ta takonin, pasi nuk kishin mundësi ekonomike. “Familjarët e mi nuk vijnë të më takojnë, pasi nuk kanë mundësi ekonomike. Babai im është i shtrirë në krevat, i sëmurë dhe nuk ka mundësi të ngrihet, ndërsa mami kujdeset për fëmijët e mi dhe nuk ka ku t’i lërë”, tha ajo. Seanca e djeshme ishte edhe seanca paraprake dhe më pas do të vijojë gjyqi normal.

Tags: gjyqmaqedoniProstiticion
Previous Post

Rusia dhe Franca ,marrëveshje prej 1 miliard euro

Next Post

Ja kur do të bëhet ekspertiza e audio-pergjimit

droni

droni

Next Post
VIDEO RRËFIMI/ “Dëshmitari X”: Agron Xhafaj komandon Vlorën, gjithë kohën është marrë me hashash

Ja kur do të bëhet ekspertiza e audio-pergjimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.