Kryeministri Rama, që ka marrë 73 deputetë nga zgjedhjet, ka mbetur sot në dorë të aleatëve për të bërë kuorumin e nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë.
Në seancën e sotme gjatë votimit të prezencës para kalimit në votimin e ligjeve në rendin e ditës, e ndërkohë që opozita kishte braktisur sallën që pas fjalës së Bashës, kanë qenë të pranishëm 74 deputetë. Prej tyre, 3 deputetë janë të PDIU-së, 1 deputet i LSI, Robert Bitri dhe i PSD Tom Doshi.
Ndërkohë në seancë sot ra në sy mungesë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ndodhet në vizitë pune në Holandë. Nuk ishin në sallë as socialistit Bashkim Fino dhe as Niko Peleshi.











