Pas refuzimit nga Kolegji Zgjedhor të padis së deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si efekt të zbatimit të ligjit të dekriminalizmimit, do të jetë Gjykata Administrative që do vendos për fatin e mandateve të tyre.
Gjyqtari Gentian Mucaj është përzgjedhur me short për padinë e Shkëlqim Selamit dhe Bezart Kackini për padinë e deputetit Tahiri.
Dy deputetët Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri i janë drejtuar gjykatave më kërkesë paditë përkatëse pas vendimit që KQZ¬- ja mori për ndërprerjen e mandatit të tyre.











