Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para zyrtare, për plagosjen e sotme me thikë, të një të riu.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se, sot, rreth orës 14:00, në lagjen Nr. 18, Durrës është plagosur me thikë E. M. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Më të martë njoftim është ngritur grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar, shtetasit G. Gj., 18 vjeç, G. R.., 17 vjeç dhe A. Ll., 46 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shpallur në kërkim.
Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.













