Sigurohet një video nga momenti kur Mikel Kasa 29 vjeç u arratis sot nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Siç shihet nga këto pamje te siguruara nga Ora News, nga kamerat e sigurisë së Gjykatës ka qenë ora 10:22 kur i dënuari me 3.4 vite burg doli nga dera e Gjykatës duke vrapuar.
Në pamje duket gjithashtu se Mikel Kasën e ndjekin disa persona të tjerë. Ndërsa duket edhe një efektiv policie.
Mikel Kasa u arratis nga seanca gjyqësor, sapo u lexua vendimi që e dënoi atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 29-vjeçari mori dënimin 3.4 vite.












