Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Elbasan pasi u premtonte studentëve ndërmjetësimin me pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” për marrjen e notave të kaluese ose rritje note.
Gëzim Qytyku, banues në Elbasan, akuzohet për ‘ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik’.
“Ndaj Gëzim Qytyku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 të Kodit Penal,”-raporton policia e Elbasanit.












