• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FLIRI MOSHO/AMF ngel në klasë por nuk ndodh asgjë

admin by admin
16 January, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FLIRI MOSHO/AMF ngel në klasë por nuk ndodh asgjë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e fundit të dhjetorit Kuvendi miratoi rezolutën për veprimtarinë e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, e miratuar me vota të perfaqësuesve të gjitha forcave politike. Rezoluta gjendet edhe e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në ditët që pasuan askush nuk i kushtoi vëmendje notës jo kaluese që Kuvendi (në një provim të vonë si dikur provimet e vjeshtës për katranjosët), i vuri ekipit drejtues të AMF.

Personalisht e cilësoj si të shtuar rolin që i dha vetes Kuvendi në formulimin e rekomandimeve, por si qytetar që dëshiroj të ndihem i mbrojtur në cdo investim timin për të cilin duhet të garantohem nga shteti, ndihem mirë që më në fund Mbikqyrësi i Mbikqyrësit AMF, foli!

Më vjen mirë që Kuvendi i kujtoi AMF që ligji e detyron që të shqyrtojë dhe të përdorë autoritetin e vet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe trajtimin e barabartë të investitorëve.

E vlerësoj shumë teknik dhe mbase të ekzagjeruar detyrën e ngarkuar nga Kuvendi për AMF, për verifikim e algoritmit të serverit dhe sistemit IT aktualisht ne perdorim të brokerit që tregton TPL, kartonin Jeshil dhe Policen Kufitare, por më vjen mirë që një autoritet superior merr përsipër të detyrojë që dikush në AMF të bëjë atë për të cilën paguhet.

Si individ që kam shkruar për cështjen e tregtimit on-line dhe të rrezikut që mbartin këto skema, nuk ndihem vetëm kur lexoj nga Kuvendi se ata 60.000 shqiptarë që i besuan ketyre skemave, të kenë të paktën një sinjal që në humbjen e tyre, ka qënë një institucion që nuk ka funksionuar dhe se në këtë rast “Shteti“ nuk është koncept në letër, por ka një emër: quhet Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare.

Më pëlqen detyrimi që Kuvendi i ngarkon AMF që të shfaqet publikisht. Të deklarohet se ekziston e mos fshihet pas bisedave në tavolina klubesh ku shqiptarët nuk janë kurrë prezent.

E quaj të tepërt ndërhyrjen e Kuvendit në raporte punësimi brenda Autoritetit, sepse e gjej vetëm në këtë rast. Por më duhet të jem i sinqertë ndaj them se do më pëlqente që ta shihja gjithmonë këtë rol të organit ligjvënës, kudo ku katrahura e strukturave, shkarkimeve dhe emerimeve krijon të njejtin boshllëk dhe kaos si në AMF.

E vlerësoj të gjithën! Kuvendi ka ngelur në klasë AMF! Pasi e kanë ngelur në klasë të gjithë ata që kanë patur të bëjnë më parë me halle tregjesh të mbikqyrura nga AMF.

Po pastaj???? Cfare vjen pastaj???

Pastaj u mblodh Grupi i Stabilitetit Financiar! Dhe pasi Kuvendi ngeli ne klasë AMF-në, bëri një mbledhje dhe i tha AMF-së që duhet të bënte më mirë detyren.

Për ata që nuk e dinë, anëtarë të Grupit të Stabilitetit Financiar janë: Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare. Mirë këta të parët, po ky i fundit kujt i foli nëpërmjet deklaratës së përbashkët që doli nga mbledhja??

Interesante është që midis të tjerave këta të tre, këshilluan AMF-në që të kishte kujdes skemat e investimit on-line. Për aq sa mund të përmendet në një shkrim, këto skema nuk kanë asnjë shans që të funksionojnë pa vëmendjen e bankës se nivelit te dyte me të cilën operon platforma (e licencuar ose jo) dhe që mjaftojnë vetëm urdhëra operative të shtuar, që Banka e Shqipërisë, DPPP (Drejtoria e Pergjithshme Pastrimit të Parave në vartësi të Ministrit të Financave) dhe AMF të identifikojnë në kohë reale se cili/cilët dhe në cilin drejtim po trafikohen transaksionet.

Por Grupi i Stabilitetit Financiar nuk bëri asnjë nga këto! Bëri vetëm një deklaratë, deklarate sa për të larë gojën.

Kuvendi prodhoi vlerësim vjetor për Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare. Vleresoi me notë pa kaluese AMF. Por kaq….. asgjë nuk ndodhi. Me notë pa kaluese në vlerësim pune cdo nëpunës i thjeshtë civil largohet nga shërbimi civil me gjithë përgjegjësinë që mbart bërja e një shënimi për këtë fakt në librezën e tij të punës. Ne AMF Askush nuk po mban përgjegjësi. Në AMF kalon klasën edhe me notën 4. Megjithëse dëmi është qindrafish më i madh se dëmi i një nëpunësi të vetëm civil.

Previous Post

“BOOM”/ Ja si është shkolla 4 km nga zyra e Erion Velisë

Next Post

SALI BERISHA/ Rama, Sandri dhe Enveri!

admin

admin

Next Post
SALI BERISHA/ Rama, Sandri dhe Enveri!

SALI BERISHA/ Rama, Sandri dhe Enveri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.