Këshilli i Bashkisë Librazhd me unanimitet të plotë të të gjitha partive politike i ka dhënë ambasadorit amerikan Donald Lu titullin “Qytetar Nderi i Librazhdit”.
Ky titull i jepet ambasadorit Lu me motivacionin…
“Një mik i veçantë i cili erdhi e ul këmbëkryq në odat e krahinës mikpritëse të Librazhdit. Mirënjohje që fole troç dhe shqip, mirënjohje për rolin e rëndësishëm në ndërtimin e drejtësisë së re në Shqipëri, je gjithmonë i mirëpritur në Librazhd zoti Ambasador Lu”.











