• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA / Deputeti i Merkel: Qeveria të sqarojë akuzat ndaj Xhafajt, duhet një hetim i pavarur

droni by droni
21 May, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika, Rajoni
0
Flet deputeti i Merkel: Rama nuk na bindi me justifikimin e tij, “Tahiri” kusht për negociatat

Thorsten Frei

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman deklaron se qeveria shqiptare duhet të sqarojë akuzat e ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, deputeti i partisë së Kancelares Merkel, Thorsten Frei, pohon se për këtë çështje duhet një hetim i pavarur ndërkohë që pranon se Gjermania do të mbledhë të gjithë informacionin për të formuluar qëndrimin për çështjen e negociatave.

Si raportues për Shqipërinë, ju jeni shumë i informuar mbi zhvillimet e fundit në vendin tonë, siç tregon edhe intervista e fundit me “Deutsche Welle”, dhe ju keni qenë shumë i fokusuar në çështjet e zbatimit të ligjit dhe në problemet e kriminalitetit. Ju përmendët se jeni duke ndjekur rastin e ministrit të Brendshëm, Xhafaj. Cili është vlerësimi juaj deri tani?

Po, sigurisht, unë e ndjek rastin me vëmendje të madhe. Por në fund nuk mund ta gjykoj atë ligjërisht. Dhe gjithashtu nuk kam ndonjë pretendim për ta bërë këtë inspektim. Megjithatë, duke marrë parasysh zbatimin e ligjit, është e rëndësishme se si e bëjnë këtë politikanët dhe gjykatësit shqiptarë. Kjo në fund të fundit na tregon neve se sa serioze është qeveria shqiptare në zbatimin e ligjit. Në fund të fundit, kjo është një çështje besueshmërie.

Opozita pohon se ai ka ndryshuar fshehurazi ligjet e reformës së drejtësisë, në mënyrë që të mbrojë vëllain e tij të dënuar. Dhe sipas tyre, ministri Xhafaj ka bllokuar zbatimin e dy ligjeve për veten e tij: Ligji i Policisë së Shtetit, i cili urdhëron që të dënuarit në përgjithësi duhet të sillen para drejtësisë, dhe Ligji i famshëm Kundër Mafies, i cili urdhëron që pronat e vëllait dhe të vetë ministrit duhet të hetohen. Si do të reagonte dikush në Gjermani për një situatë të tillë?

Këto janë natyrisht akuza shumë serioze që i janë bërë ministrit të Brendshëm. Mbi të gjitha, duhet të jetë në interes të qeverisë shqiptare që t’i sqarojë këto pohime mjaft shpejt.

Opozita paraqiti një dëshmitar që deklaroi se vëllai i ministrit është ende i fuqishëm dhe i përfshirë me drogën. Ministri i Brendshëm e quajti opozitën ‘mbeturinë’ dhe Kryeministri Rama tha se kjo është dëshmi e rreme dhe se deputetët e opozitës duhet të burgosen. A mund të komentoni?

Vendimtare për mendimin tim është sjellja e vetë ministrit. Duhet të jetë e qartë se ai nuk e ka shkelur ligjin për të mbrojtur vëllanë e tij. Kjo kërkon një hetim të pavarur.

Ju keni qenë i zëshëm për rastin e ish-ministrit Tahiri, i cili formalisht ishte vetëm një deputet dhe tani një qytetar i thjeshtë. A do të ishte rasti i Xhafajt, me atë të ulur si ministër, i rëndësishëm për vlerësimin e Shqipërisë dhe vendimin tuaj në Bundestag mbi hapat e vendit drejt BE-së?

Çdo gjë është e rëndësishme. Sipas mendimit tim, hapja e negociatave për anëtarësim duhet që në radhë të parë, të varet nga përmbushja e kushteve të Shqipërisë. Kjo vlen veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit ose për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në Shqipëri, unë gjithmonë e kam theksuar, se sa e rëndësishme është që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit dhe të famshmit të mos trajtohen më mirë ose në një mënyrë tjetër. Në këtë kuptim, rastet si këto janë gjithmonë një provë lakmuese për procesin e reformës në tërësi. Ne do të mbledhim të gjithë informacionin në dispozicion, do të përpilojmë një tablo të përgjithshme dhe do të formulojmë rekomandimin tonë, në përputhje me rrethanat.

Si do ta trajtonit ju një rast të tillë në Gjermani, nëse një ministër i Brendshëm do të ishte nën dyshim të fortë se ka favorizuar një të afërm kriminel?

Kjo pyetje është e vështirë për t’iu përgjigjur, sepse natyrisht kjo gjithmonë varet nga rasti specifik. Në parim, është detyrë e gjyqësorit të vendosë nëse duhet të nisë një hetim dhe nëse ka mjaftueshëm dyshime. Nëse një pjesë e caktuar e Parlamentit do të mendonte se diçka nuk ishte e drejtë, në Gjermani ne gjithashtu kemi mundësinë e një komisioni hetimi parlamentar. Por përtej instrumenteve politike dhe fakteve gjyqësore, zëri i fortë i shoqërisë civile vendos për të ardhmen e zyrtarëve.

Tags: agron xhafajFatmir XhafajThorsten Frei
Previous Post

VIDEO/ Delvinë, në ndjekje të makinës së trafikantëve, policia përfundon bashkë me ata në lumë

Next Post

BUJAR NISHANI/ Të mos lejojmë që historia të përsëritet

droni

droni

Next Post
Nishani ironizon Ramën: Tallëse, 5 vjet qeverisje vetëm shfaqje me video me cartoons, tani tregon se çdo bëjë 5 vitet e ardhshme

BUJAR NISHANI/ Të mos lejojmë që historia të përsëritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.