Pamje tmerri për banorët e një rrugë në Torino të Italisë.
Një grua shqiptare, 29-vjeçare ka tentuar të hidhet nga dritarja e një hoteli, duke mbetur për shumë kohë e zvarritur jashtë saj.
Pamjet e kësaj tentative, kanë shkaktuar tmerri te banorët e një rrugë në Torino të Italisë.
Në këto kushte, kanë qenë banorë e kalimtarët e alarmuar, të cilët kanë njoftuar policinë dhe forcat zjarrfikëse dhe ndërhyrja ka qenë urgjente dhe e shpejtë.
Alarmi u dha rreth orës 10:00 të paradites së sotme, ndërkohë që emri i gruas shqiptare nuk bëhet ende i ditur.
Policia pas shumë negociatash ka mundur ta shpëtojë, duke e zbritur nga dritarja. Nga hetimet e para duket se shkak i veprimit të gruas kanë qenë problemet me punën.













