Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Emiljan Ziu, 25 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë i shtruar me mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik
Arrestimi i tij u bë pasi, në Spitalin Psikiatrik dyshohet të goditur kujdestarin e pavijonit, H. P., 65 vjeç, banues në Elbasan.
Pas këtij agresioni, H. P., u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.












