Nesër, Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen. Qindra njerëz janë mbledhur që sot para Kështjellës Windsor, ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit.
Kureshtje e madhe, por edhe pritshmëri për fustanin e nuses, aq sa dizajner dhe stilistë të ndryshëm kanë hedhur idetë e tyre se si duhet të jetë nusja mbretërore nesër.
Thomas Markle nuk do shoqërojë vajzën e tij drejt altarit, si pasojë e problemeve shëndetësore, të paktën kjo shkruhet në deklaratën zyrtare të familjes mbretërore.
Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe Elton John, jo vetëm si i ftuar nderi, por sipas mediave britanike ai do të këndojë për familjen mbretërore 21 vite pas interpretimit të Candle in the wind në ceremoninë mortore të Lady Dianës.











