Kryeministri Edi Rama, i cili preferon monologun me veten nëpër studio televizive ka demonstruar sot ka e ka problem ballafaqimin me gazetarët. Ndërsa gazetarja e “Fax News”, e pyeti Ramën se si ka mundësi që nuk gjendet në Shqipëri një ministër të Brendshëm mos të ketë vëlla e kushëri trafikantë”, Rama ka tentuar ta shmangë përgjigjen, me batuta për pronarin e TV së gazetares.
Por gazetarja ka këmbëngulur dhe i ka kërkuar ti përgjigjet për atë që ajo e pyet dhe jo për çfarë ai do të përgjigjet.
Pas replikave ku Rama “argument” kishte batutën për pronarin e TV, u detyrua të braktisë konferencën e shtypit… DRONI.al











