• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA & FOTO/ “Monaliza” që çmendi drejtorin e Postës në Manzë rrezikon 5 vjet burg

droni by droni
17 May, 2018
in Kronika
0
RRËFIMI/ Enertila Beqja tregon si gënjeu për dy vjet drejtorin e Postës: Ja kur dhe pse mori dashuria virtuale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për Enertila Beqajn, vajzën nga Manëza, e cila u akuzua se i vodhi nëpërmjet mashtrimit 60 milionë Barush Ahmatit, drejtorit të postës në këtë fshat. Në gjykatë të pranishëm kanë qenë prindërit e 27-vjeçares, që gjatë gjithë kohës kanë kërkuar lirimin e vajzës së tyre të vetme.

 

 

Në seancën e radhës të mbajtur në gjykatën e Durrësit, prokurori Drini Pali tha se nga ana e organit të akuzës janë marrë parasysh disa fakte, duke nisur nga rrezikshmëria e personit, gjendja ekonomike e sociale, fakti që nuk ka shprehur pendesë e nuk e ka pranuar fillimisht ngjarjen. “Kërkojmë pesë vjet heqje lirie, por me aplikimin e uljes së 1/ 3 së vendimit me pranimin e fajit të dënohet 3.4 vjet heqje lirie”, tha prokurori.

Avokatja mbrojtëse i kërkoi gjykatës të thirret në gjyq edhe Barush Ahmati, ish-përgjegjësi i postës së Manzës, i cili e denoncoi 27-vjeçaren për zhvatje me anë të mashtrimit të 60 milionë lekëve. Gjykatësi i çështjes, Petraq Curri e hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke thënë se Ahmataj pas marrjes në pyetje nga gjykatësi ka thënë se nuk ka dëshirë të paraqitet në sallën e gjyqit. Mbetet në dëshirë të tij dhe aspak me urdhër gjykatë vendosi Curri. Pritet që në seancën e radhës të jepet edhe vendimi për 27-vjeçaren, e cila në internet përdorte mbi 30 adresa ‘Facebook’ dhe kishte shfaqur personalitete të shumëfishta dhe herë pretendonte se do lindte një fëmijë, e herë që do martohej në muajin gusht.

Nga bisedat në “Facebook”, te dhuratat
Në dhomën e saj ju gjet dhe një fustan nusëri i sapo blerë, një krevat fëmije, rrobat e një bebeje mashkull. 27-vjeçarja pretendonte se ishte shtatzëne dhe do të martohej me Alban Stafën, personazhi imagjinar i saj për të cilin foli edhe në gjykatë pas arrestimit. Enertila Beqja i paraqitej të riut në ‘Facebook’ me emrin Elona Gjoka, dhe me këtë profil i ka zhvatur për një periudhë gati tri-vjeçare shumën e madhe të lekëve dhe të dhuratave.

Prokuroria disponon prova e fakte që prej vitit 2015-2017 ku profili me emrin Elona Gjoka kishte zënë miqësi me Barush Ahmetin. Pasi zuri miqësi më 30-vjeçarin, i tha që ishte nga Manza dhe jetonte me familjen në Milano të italisë. Fillimisht Elona (Enertila Beqja) i kërkoi Barushit një palë kolltuqe që t’ja çonte tezes në fshatin Manzë, meqë ishte në gjendje të keqe ekonomike. Barushi në celularin e tij si provë për prokurorinë ka paraqitur foto nga kolltuqet si dhe faturën e tyre. Më pas vijuan dhuratat me blerjen e dy televizorëve plazmë, aparat dixhitalbi, lavastovilje, sobë druri, pistës vrapit për palestër, bixhuteri të florinjta nga më të ndryshmet, dy ipohne 6 dhe 7 plus. Dhurata këto të cilat ishin të fotografuara dhe të dërguara tek adresa me emrin Elona Gjoka, ku kjo e fundit jepte aprovimin nëse i duheshin ato dhurata me atë x stil apo dhe ngjyrën përkatëse dhe nuk nguronte që të referonte se çfarë i pëlqente. Ndërkohë, një dhuratë ishte blerja e motorit dhe targimi në emër të Myrteza Beqajt, babait të vajzës. Sipas organit të akuzës, Enertila i kishte dërguar me “Facebook” fotografinë e kartës së identitetit të Myrezajt dhe Barushi, i cili pasi kishte blerë motorin e kishte targuar dhe regjistruar në emër të babait të saj.

Vajza pretendonte se ishte e fejuar me një person në itali, ndërsa edhe në rrjetet sociale mban mbiemrin e tij. Po kështu Enertila Beqja kishte krijuar një rreth familjar të imagjinar me bashkëshortin e ardhshëm imagjinar, një rrjet shoqëror po kështu imagjinar, për të cilin kishte hapur edhe adresat false në ‘Facebook’, e për më tepër të gjitha menaxhoheshin prej saj dhe komentoheshin po prej saj në çdo rast. Në gjimnaz e mbajnë mend si vajzën që vuante nga sëmundja e epilepsisë, e cila nuk u kurua për shkak të mentalitetit që ekziston në fshat. Mbrojtja deri tani nuk ka kërkuar ekspertizë për shëndetin mendor të së resë. BW

Tags: Enertila beqjagjykate
Previous Post

FOTO/ Shqipëria zien për vëllezërit Xhafaj, ja çfarë bëjnë Lu dhe Vlahutin

Next Post

Flet “Dëshmitari X”: Ja kush është Agron Xhafaj dhe lidhja ime me atë – Basha denoncon: Rama e Xhafaj kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal

droni

droni

Next Post
Flet “Dëshmitari X”: Ja kush është Agron Xhafaj dhe lidhja ime me atë – Basha denoncon: Rama e Xhafaj kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal

Flet “Dëshmitari X”: Ja kush është Agron Xhafaj dhe lidhja ime me atë – Basha denoncon: Rama e Xhafaj kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.