Estella Warren aktorja e famshme hollivudiane ka sulmuar të dashurin e saj me lëndë acidike.
Sipas burimeve çifti ka pasur një konflikt në apartamentin e saj në Kaliforni.
Gjatë diskutimit aktorja humbi kontrollin dhe i hodhi një substancë që kishte përbërje acidike.
Policia raportoi se i dashuri i saj, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Arrestimi i saj nuk zgjati shumë pasi doli duke paguar garancinë prej 20 mijë dollarësh.











