“Pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat…”.
Ky është paralajmërimi i komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn.
Në një intervistë për të përditshmen gjermane Stuttgarter-Zeitung, komisioneri Hahn, tha se nëse nuk do të ketë arrestime të atyre që i quan peshq të mëdhenj, BE mund edhe të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.












