Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një fjalimi të gjatë, ku e nisi me takimin me Macron dhe e vazhdoi për minuta e minuta të tëra me sulmet ndaj opozitës, a thua se e ka fajin opozita për skandalet që i plasin ministrave të tij, çuditi sot, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.
Pasi konfirmoi se “porosittë” e tija për Prokurorinë nuk ndryshojnë nga ato të para disa ditëve të Taulant Ballës, Edi Rama “shtoi” edhe“ cudinë”, sipas së cilës, ekspertiza e audio-përgjimit, i është lënë si detyrë, një institucioni shkencor ndërkombëtar.











